Ky është kandidati i LSDM-së që do të garojë për Kumanovën

Gara për kreun e Kumanovës në kuadrin e kandidaturave në LSDM-në e Kumanovës sic duket është në përfundim e sipër. Burimet brenda LSDM-së të Kumanovës për portalin Almakos japin informacione në lidhje me zgjidhjen e ngërcit dhe kompromisit që sic duket është finalizuar.

Grupi i Maksim Dimitrievskit me grupin e Martin Kostovskit dhe Oliver Ilievskit sic duket kanë gjetur një zgjidhje të ndërmjetme për kandidatin që do të garoje në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Si zgjidhje kompromisi që është pranuar nga dyja palët, portali Almakos mëson se është Snezhana Zaharieva, drejtoresha e spitalit të Kumanovës.

Zaharieva ka arritur që të marr edhe pëlqimin e Kuvendit të LSDM-së në Kumanovë si dhe është në vijë me liderin e partisë, Zoran Zaev./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu