Lionel Messi është votuar si lojtari i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon.Kapiteni i Barcelonës ka shijuar një sezon të mirë individualisht, duke fituar trofeun ‘Pichichi’ pasi shënoi 25 gola – ndërsa gjithashtu ka bërë 21 asistime.
Por Barcelona nuk ka arritur të mbrojë titullin dhe kjo ka ndikuar që lexuesit e Marca të votojnë Karim Benzema si lojtarin më të mirë në ligë për edicionin 2019/20.
Benzema shënoi 21 gola për Los Blancos këtë sezon – ndërsa ata marshuan në triumfin në La Liga.Ja top 10 lojtarët në La Liga për edicionin 2019/20:Diego Carlos (Sevilla) – 1%.
Gerard Moreno (Villarreal) – 1%Martin Odegaard (Real Sociedad,) – 2%
Thibaut Courtois (Real Madrid) – 2%Santi Cazorla (Villarreal) – 3%Jan Oblak (Atletico Madrid) – 4%Lucas Ocampos (Sevilla) – 4%Sergio Ramos (Real Madrid) – 14%Lionel Messi (Barcelona) – 31%Karim Benzema (Real Madrid) – 37%. /GazetaBlic/