Kombëtarja e Kroacisë ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në këtë Botëror duke shkruar histori për të parën herë në finalen e Botërorit.
Sigurisht që merita u takon lojtarëve të këtij ekipi ku dhanë gjithçka për të arritur në këtë pikë.
Ivan Perisiç ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e Kroacisë.
29-vjeçari punoi shumë në sulm duke shënuar e asistuar por nuk e la pas as pjesën difensive dhejanë statistikat që e nxjerrin si një nga lojtarët më të mirë në këtë Botëror.
Perisic ka përshkruar plot 74.5 kilometra në 7 ndeshje ku duhet marrë parasysh se Kroacia luajti dhe tre ndeshje të cilat shkaun me 120 minuta. /albeu