Ky është maqedonasi që mbron Talatin dhe flamurin kuq e zi

Pas reagimeve të shumta të aktivistëve të VMRO-së në rrjetet sociale për shkak të vendosjes së flamurit kuq e zi në zyrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka reaguar shoumeni maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki-13, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka theksuar se flamuri i njëjtë në zyrën e Talatit ishte i vendosur edhe në kohën kur ishte ministër i  mbrojtjes në qeverinë Gruevski.

“Ja flamuri në zyrën e Talatit kur ishte ministër i mbrojtjes dhe ja flamuri në zyrën e tij, tani kur është kryeparlamentar. Kjo nuk ju pengonte atëherë. Apo ndoshta atëherë nuk keni qenë patriotë”, ka thumbuar Jovanovski përkrahësitë e VMRO-së, duke e ilustruar reagimin me fotografi./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu