Ky është miliarderi zemërmirë që dhuroi 6 miliardë euro për bamirësi

Njeriu i dytë më i pasur në Indi ka dhënë një shumë të pabesueshme prej 6 miliardë eurosh për bamirësi në atë që mendohet të jetë donacioni më i madh në vend.

Miliarderi, Azim Premji është drejtuesi i “Wipro”, një kompani teknologjike e cila ofron teknologji informacioni, konsultime dhe shërbime të tjera për bizneset.

Dhurimi i tij bujar erdhi në formën e aksioneve të kompanisë me vlerë rreth 530 miliardë rupi (6 miliardë euro), të cilat ia dhuroi fondacionit të tij të bamirësisë, Azim Premji.

Organizata përqendrohet në arsimin dhe mbështet mbi 150 organizata të tjera jo-fitime që u shërbejnë indianëve të paprivilegjuar dhe të margjinalizuar përmes granteve financiare.

Premji drejton gjithashtu edhe Universitetin “Azim Premji” në Bangalore.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu