Seriali turk “Më fal”, është ndër më të shikuarit në vend.
E ndër personazhet më të pëlqyera në serial, padyshim janë çifti Bahari dhe Kemali, të cilët janë shumë të dashuruar në njërin –tjetrin dhe si fryt të dashurisë kanë një djalë me emrin Jusuf.
Mirëpo, ata shumë shpesh përjetojnë gjëra të rënda nga njerëzit që duan t’i ndajnë ata.
Kemalit dhe Baharit do t’i sëmuret djali. E për shërimin e tij, Kemali do të detyrohet të martohet me Inxhin e cila është shtatzënë.
Pavarësisht që Kemali nuk dëshiron të martohet me të, ai e bën pasi që sëmundja e Jusufit mund të shërohet nga fëmija që do të lind Inxhi.










