Ky është politikani më i varfër në Kosovë: Jeton me qira, s’ka pasuri të palujtshme, ka marrë kredi për studime

Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korruspsionit ka thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar pasi nuk ka pasuri të paluajtshme

Deda ka thënë se jeton me qira, ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

“Unë jetoj me qera dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në.

Tutje, në deklarimin e tij bëhet e ditur se ka detyrime financiare ndaj tre bankave. Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro. 6 mijë e 280 euro si kredi personale i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023. Kredi personale prej 3 mijë euro, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedes.

Kujtojmë, që Ilir Deda ka qenë deputet dhe themelues i partisë Alternativa, bashkë me Mimoza Kusari-Lila


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu