Ky është shqiptari nga Kumanova që ka shanse të bëhet kryetari i ri i Cyrihut

Më 8 mars mbahen zgjedhjet në Zürich (Cyrih) të Zvicrës, ku pas 17 vitesh pritet të zgjidhet një kryetar i ri, pasi kryetarja aktuale nuk rikandidohen.

Sipas gazetarit Enver Robelli, dy nga katër kandidatët kanë më shume shanse të marrin drejtimin e Zurichit, Përparim Avdili nga Partia Liberale dhe Raphael Golta nga Partia Socialdemokrate.

“Më 8 mars mbahen zgjedhjet në qytetin e Zürichut. Pas 17 vitesh ky metropol zviceran do të ketë një kryetar të ri. Kryetarja e deritanishme nuk do të kandidojë më. Dy kandidatë kanë shanse për të marrë drejtimin e Zürichut. Raphael Golta nga Partia Socialdemokrate (konsiderohet favorit nga anketat) dhe Përparim Avdili nga Partia Liberale (FDP). Dy kandidatë të tjerë nuk kanë shanse”, shkruan Robelli.

Ai thotë se në Zürich jetojnë 15–20 mijë banorë me origjinë shqiptare, shumë prej të cilëve kanë shtetësi zvicerane dhe preken nga vendimet e qeverisë komunale, e cila menaxhon një buxhet prej rreth 11 miliardë frangash. /Reporteri.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu