Ky është shqiptari që bëri për “ujë të ftohtë” policinë meksikane (VIDEO)

Tentativa për të shmangur bllokimin e makinës nga policia i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari, i cili për të mos iu bindur urdhrit ka aksidentuar rëndë një punonjëse policie dhe ka tentuar të largohet.

Mediat meksikane kanë publikuar lajmin bashkë me një video nga momenti i aksidentit. Shqiptari, eshte Henran Zenuni, 33 vjeç. Ai është arrestuar pasi është ndjekur gjatë nga policia, në një prej zonave më të populluara të Meksiko Siti dhe në bulevardin më të famshëm të tij, “Paseo dela Reforma”.

Pas arrestimit, në makinën shqiptarit i është gjetur një hanxhar dhe një neutralizues elektrik. Menjëherë prokuroria meksikane ka nisur verifikimet për këtë person, duke kërkuar informacione në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, e cila mbulon dhe Meksikën../Albeu.


48393-0-3830340393 by e-d21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu