Ky është trajneri më i mirë i të gjithë kohërave

Në një sondazh të “Sport Bible”, Sir Alex Fergusoni mori 77 përqind të votave, duke u konsideruar kështu trajneri më i mirë i të gjitha kohërave.

Kjo përqindje tregon sa mbizotërues ishte ai gjatë kohës si trajner i Manchester United.

Në këtë sondazh votuan mbi 30 mijë persona, 11 përqind prej të cilëve e votuan Pep Guardiolan, 8 përqind Brian Cloughin dhe 4 përqind për Johan Cruffin. Ky sondazh u bë në rrjetin social Twitter.

76-vjeçari skocez e fitoi 13 herë titullin e Premierligës, pesë herë Kupën FA dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Këta tituj, ai i fitoi gjatë 26 vjetëve me Manchester Unitedin.

Ai u largua nga klubi i “Old Trafford” vetëm dy javë pasi fitoi titullin kampion të Premierligës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu