Ky pritet të jetë takimi i parë i Biden me një lider botëror

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden e ka filluar me vrull detyrën e tij. Biden përveç disa vendimeve që ka ndërmarr, ai pritet të filloj edhe me takimet me lider botëror. Lideri i ShBA-ve së bashku me kryeministren e Kanadasë, Justin Trudeau pritet të takohen muajin tjetër.

Këtë e ka konfirmuar zyra e Trudeaut, ku ka treguar se ky takim do të bëhet për bashkimin e forcave për të luftuar koronavirusin në Amerikën Veriore. Trudeau po ashtu ishte lideri i parë me të cilin foli Biden në ditën e inagurimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu