Rajoni i Trentinos në veri të Italisë ka nisur një program për të ringjallur fshatrat që po boshatisen.
Programi ofron deri në 20.000 € për blerjen e një shtëpie dhe deri në 80.000 € për rinovim, duke mbuluar deri në 40% të kostove totale.
Kushti kryesor: pronari duhet të jetojë të paktën 10 vjet në atë shtëpi, ose alternativisht ta japë me qira për 10 vjet (jo për qira afatshkurtra turistike). Për vitet 2025–2026 janë ndarë 10 milionë euro.
Programi përfshin disa fshatra malore e fushore si Val di Non, Val di Sole, Val di Fiemme, Val di Cembra, Vallarsa, Vermiglio dhe të tjerë. Mund të aplikojnë shtetas italianë, të huaj dhe diaspora, për blerjen e deri në tre njësi banimi.
Prona duhet të jetë banesore, jo luksoze dhe në ndërtesa me deri në tetë apartamente. Vendimi merret brenda 90 ditësh, ndërsa pagesa bëhet rreth 60 ditë pas miratimit.
Programi mbulon punimet kryesore të rinovimit: dysheme, instalime, çati, fasada, ballkone dhe shpenzime teknike deri në 10% të investimit./INA/










