Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka arritur tjetër sukses në futbollin evropian.
Ai e ka fituar për herë të parë çmimin “Këpuca e Artë”. Mbappe kishte më së shumti gola në kontinent në edicionin 2024/25.
Sulmuesi francez i madrilenëve pati kampanjë të veçantë duke i kaluar rivalët me 31 gola në 34 ndeshje të ligës.
Në renditjen përfundimtare, ai pati 62 pikë.
Mbappe u shfaq shumë i emocionuar pasi e pranoi çmimin prestigjioz.
“Fillimisht dua t’i falënderoj bashkëlojtarët. Këtë vit kemi grup të jashtëzkaonshëm. Çmimet kolektive janë më të rëndësishmet”, ka theksuar Mbappe.
Çmimi “Këpuca e Artë” ka rëndësi të veçantë për Mbappen, pasi ai e arriti këtë sukses në edicionin e parë me Real Madridin.
“Të luash për Real Madridin është ëndërr”, theksoi Mbappe, që më herët e kishte fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligas.
Mbappe ka shtuar se të njëjtin çmim dëshiron ta fitojë edhe në vitin e ardhshëm.
Më herët prej lojtarëve të Real Madridit, këtë çmim e kanë fituar Hugo Sanchez, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka thënë se Madridi është “krenar që ka lojtar si Mbappe”.
Pas Mbappes në listë ishte Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez sa ishte pjesë e Sportingut i pati 39 gola. Por koeficienti i golave ishte më i vogël për shkak të ligës portugeze, që është në nivel më të ulët se La Liga. Gyokeres pati 58.5 pikë.
Mohamed Salah përfundoi i treti. Me 29 gola, ai mblodhi 58 pikë.
 
				 
                    









