Lajçak: Është koha që ëndrra evropiane të bëhet realitet për Ballkanin Perëndimor

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar me rastin e 9 Majit- Ditës së Evropës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë vazhdon të frymëzojë miliona përreth BE-së.

“Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë diplomati sllovak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu