Bashkimi Evropian po vazhdon që procesin e dialogut mes Kosovë dhe Serbisë ta trajton njësoj sikurse vitet e kaluara, duke mos parë ndonjë ndryshim nga herët e kaluara.
Pavarësisht se u ndërruan udhëheqje e emisar të ndryshëm në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, qasja e BE’së karshi palës kosovare mbeti e njëjtë.
Mirëpo, tani përfaqësuesi special i BE’së, sllovaku Miroslav Lajcak po premton se do ketë marrëveshje brenda muajsh dhe se në tavolinën e bisedimeve nuk do të diskutohet shkëmbimi i territoreve.
Lajcak po thotë se brenda muajve të ardhshëm do ketë marrëveshje dhe se të dy palët do dalin fituese nga kjo marrëveshje dhe assesi që njëra palë të dal si humbëse.
“Kur s’kishte dialog – kishte jostabilitet. Tani, kur dy palët bisedojnë, kjo krijon përshtypjen se gjërat janë nën kontroll. Po ashtu, dialogu nuk mund të anashkalohet. Të dy palët duan një të ardhme evropiane dhe e dinë se mënyra e vetme për ta bërë atë është përmes dialogut”, tha Lajcak gjatë një video/telekonference, të cilën e organizoi universiteti “Johns Hopkins”










