Aktori i njohur kosovarë, Çun Lajçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’i bashkohet LDK-së dhe AKR-së.
Ai ka kërkuar nga Vetëvendosje që mos të humbasin kohë dhe ti bashkohen LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
“O miq të Vetëvendosjes, o Albin Kurti!
Kam pasë e kam shumë respekt për trurin tand!
Por,
Pse të lëkundeni aq shumë, me marrë vendime, për me i dal përballë Koalicionit të Krimit! Ramushi u mashtrue.
Po Ju pse duhet t’i frigoheni të vërtetës!
Mos bre burr !
Bashkojuni LDK dhe AKR së Bacit Behgjet dhe mundeni pa nis gara koalicionin e dhunës dhe krimit ( përjashtue Ramushin tim)
S’kemi kohë me hup, s’kemi kohë me u korit!
Nesër asht vonë.”