Një zhvillim shumë pozitiv ka ardhur pak para përballjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Sllovakia. Mbrojtësi kryesor i sllovakëve, Milan Škriniar, nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sontme, pasi ka mbetur jashtë listës përfundimtare të ekipit, raporton Gazeta Minuti.
Mungesa e tij konsiderohet një goditje e madhe për Sllovakinë, duke ditur rolin e rëndësishëm që ai ka në repartin defensiv dhe përvojën e tij në ndeshje të mëdha ndërkombëtare. Kjo situatë i jep një avantazh të rëndësishëm Kosovës, e cila synon të përfitojë maksimalisht nga kjo rrethanë.
Pritet që kjo mungesë të ndikojë drejtpërdrejt në organizimin e mbrojtjes së Sllovakisë, ndërsa “Dardanët” do të kenë më shumë hapësira për të sulmuar dhe për të kërkuar rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja pritet me interes të madh nga tifozët, ndërsa Kosova tashmë ka një arsye më shumë për optimizëm.










