Lajm i keq për emigrantët! Rikthehen rregullat e forta për shtetësinë gjermane, ja çfarë ndryshon

Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme.

Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i vendosur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.

Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu