Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë lajmin e mirë se sot në Kosovë s’ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar punonjësit e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik (IKSHP), për përkushtimin e madh në punë.

“Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19. Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë.

“Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,

Edhe ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!..”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu