Lajm i mirë, Gjermania i jep dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave

Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas ka çelur sot takimin virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Ministri Maas, gjatë fjalës së tij theksoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur edhe tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Maas tha se këto dy vende kanë bërë progres të qëndrueshëm.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike.

Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë!”, tha Maas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu