Lajm i mirë, muajin tjetër ja sa do rriten rrogat në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se “politika e rritjes së pagave është prioritet për Qeverinë dhe për këtë shkak po ndërmerren një sërë masa për rritjen e pagave, duke përfshirë këtu edhe rritjen e pagës minimale”.

Sipas tij, krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti dhe gjithashtu rritet edhe punësimi.

“Prioriteti kryesor i Qeverisë është të rriten pagat, për shkak se standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, që nuk kanë të hyra nga kapitali, varret nga pagat. Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale do të kontribuojë në spiralen e pagave, që do të thotë se do të rriten pagat më të larta se ajo minimalja. Për mua si ekonomist është e rëndësishme që kjo vuri produktivitetin në lëvizje. Punëtori i cili është mirë i paguar më shumë kontribuon”, thekson Tevdovski.

Ai shton se në prill MPPS-ja njoftoi se paga bruto do të rritet për rreth 600 denarë dhe se pagat do të vazhdojnë të rriten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu