Lajm i mirë për Barcën pas humbjes në El Clasico

Prania e Robert Lewandowski ishte lajmi i madh nga seanca stërvitore e Barcelonës këtë të hënë në Ciutat Esportiva Joan Gamper pas humbjes në El Clasico ndaj Real Madridit.

Siç raportohet nga “Radio Barcelona”, sulmuesi polak mori pjesë në seancën stërvitore me lojtarët që nuk ishin titullarë në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i pësuar gjatë ndeshjes me kombëtaren. Duket se Lewandowski tashmë po përmirësohet dhe mund të rikthehet në fushë këtë të diel kundër Elche.

Optimizmi po rritet edhe për Joan Garcian. Kur të rifillojë stërvitja të mërkurën, gjendja e tij do të vlerësohet, megjithëse ai nuk do të rrezikohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu