Lajm i mirë veçanërisht për mërgimtarët! Prej sot, vetëm një pikë kontrolli në “Tabanoc”

Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc” – “Preshevë”, sot do të lëshohet në përdorim Sistemi “One Stop” për kontroll të integruar të përbashkët, në një pikë kufitare.

Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc”-“Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.

Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Sistemi “One Stop” është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen, do të ketë vetëm përmirësime organizative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu