Lajm trishtues, nxënësja vdes në klasë në gjimnazin e Shkupit

18 vjeçarja nga Shkupi, nxënëse e gjimnazit “Zdravko Cvetkovski” vdiq dje në shkollë, në orën e historisë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas  policisë, A.A në një moment i përkeqësohet shëndeti dhe bie nga ulësja në klasë.

Profesorët janë munduar që ta zgjojnë por nuk kanë pasur sukses, pastaj ajo me autoambulancë është transferuar në klinikat e Shkupit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu