Lajme të këqija nga Italia, për Ramën dhe Tahirin. Ja lëvizja e fortë e ministrit të Brendshëm, Minnit

Lajme të këqija vijnë nga Italia për Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe gjithë grupin e tyre që çdo ditë e më shumë po dalin të implikuar direkt apo indirekt, në një skemë gjigante të prodhimit dhe më pas të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Burime të sigurta për SYRI.net kanë konfirmuar se ish-prokurori kombëtar i anti-mafias italiane, Franko Roberti, i cili dorëzoi detyrën pak kohë më parë pas mbarimit të mandatit është emërua si këshilltari kryesor i Ministrit të Brendshëm Italian, Marco Minniti.

Mësohet gjithashtu se në pozicionin e ri, Roberti do të mbulojë pikërisht trafikun ndërkombëtar të drogë drejt Italisë dhe veçanërisht atë nga Shqipëria, i cili është bërë edhe më shqetësuesi për këtë vend gjatë viteve të fundit.

Nën kujdesin personal të Franko Roberit është investiguar për 4 vite lidhja e organizatës së Habilajve me zyrtarë të lartë të policisë në Shqipëri dhe veçanërisht me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas nisjes së procedimit penal nga prokuroria e Katanias, duket se çështja Tahir po merr një dimension të ri. Tashmë për palën italiane është e qartë që bumi i drogës shqiptare drejt vendit të tyre, ka ndodhur si pasojë e implikimit të policisë, strukturave shtetërore dhe më një mbrojtje të fortë politike.

Ky emërim i ish prokurorit të njohur të antimafias italiane vjen rreth një muaj pas vizitës urgjente në Shqipëri, të ministrit të Brendshëm të Italisë Marco Miniti.

Në datën 3 Nëntor të këtij viti ai zhvilloi një vizitë të shkurtër në Tiranë, ku mori pjesë në një takim të organizuar për rezultatet e operacionit të Guardia di Financës në Shqipëri, me objekt zbulimin e parcelave me kanabis.

Ministri Minniti gjithashtu zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj, me të cilin nënshkroi një marrëveshje dhe më pas u nis drejt presidencës, ku u takua me Ilir Metën.

Më pas ai morri pjesë në një aktivitetit, ku u fol për shifrat e luftës ndaj drogës në vitin 2017 dhe sipërfaqet e mbjella. Pikërisht këtu ai lëshoi një mesazh të fortë: Nuk duhet të ketë më në Shqipëri, njerëz të paprekshëm nga ligji, kushdo qofshin ata.

Kjo deklaratë që shënjonte direkt kryeministrin shqiptar erdhi menjëherë pas mbrojtjes që Rama dhe PS i bënë Saimir Tahirt, duke bllokuar arrestimin e tij me forcën e kartonëve.

Pas gjithë këtyre aktiviteteve ministri Minniti zhvilloi një takim privat edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha në ambientet rezidencës Italiane në rrugën e Elbasanit.

Por ajo që ra në sy nga vizita e Minnitit ishte injorimi që ai i bëri kryeministrit Rama. Në atë kohë u raportua në media, se kryeministri shqiptar kishte lëvizur të gjithë gurët për të realizuar një takim publik me ministrin e Brendshëm Italian, por ky i fundit ka refuzuar prerë.

Edhe pse në aktivitetin e zhvilluar për shifrat e mbjelljes së drogës (me të cilat mburret kohët e fundit, këtu e në Bruksel) u thanë fjalë të mira për vitin 2017 nga ministri Italian, Rama u zhduk atë ditë nga Tirana, duke fluturuar drejt Marokut, ku mori pjesë në një aktivitet sorosian të dorës së dytë, për Qeverisjen Globale.

Qëllimi ishte të shmangte skandalin e refuzimit, që i kishte bërë ministri i Brendshëm italian. Nga dosja “Tahiri”, deri më tani në sipërfaqe ka dalë vetëm maja e ajsbergut. Pjesën nën ujë, atë që ka frikë Rama, e njeh mirë ish-prokurori i antimafies, FrankoRoberti, i cili tashmë do të jetë këshilltari kryesor i ministrit Minniti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu