Diego Armando Maradona ka qenë shumë aktiv gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri. Ai nuk e ka përmbajtur veten pas golit të fitores të shënuar nga Marcos Rojo, që i dhuroi bardhekatërve kualifikimin, duke i treguar gishtat e mesit tifozvë te Nigerisë.
Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes nga stadiumi. Ai është dërguar në spital nga stafi mjekësor i stadiumit.
Maradona tuvo que ser atendido por los médicos y fue llevado a un hospital. El video que circula muestra cuando lo sacan descompensado. https://t.co/9D4FLd55Ah
— DiegoCora_ESPN (@diegocora_ESPN) June 26, 2018