Lajmërim i bukur nga Pallati Mbretëror, William dhe Kate në pritje të fëmijës së tretë (VIDEO)

Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kensington Palace.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të bëjnë të ditur se Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së tretë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të të dy familjeve janë majft të lumtur për lajmin, vijon njoftimi.

Ashtu si në dy shtatzënitë e para, Dukesha vuan nga simptomat e shtatzënisë, hypermesis gravidarum (të vjellat në mëngjes). Për këtë Kate ka anulluar planet e ditës së sotme për të qëndruar në Kensington Palace. Megjithatë nuk dihet ende se kur do të vijë në jetë foshnja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu