Lampard do të drejtojë sezonin e ardhshëm këtë super formacion të Chelsea

Chelsea pritet të bëjë përforcime të mëdha për sezonin e ri. Ekipi i Frank Lampard në sezonin e tij të parë në postin e trajnerit, ka qenë një prej befasive më të këndshme në futbollin evropian.

Ish-mesfushori ka bindur drejtuesit e klubit se e meriton të mbetet në drejtim të ekipit.

Bordi i Chelseat do ta mbështesë në merkato, duke i sjellë përforcime të mëdha gjatë verës.

Chelsea është aktualisht në finalen e FA Cup ku do të takohet me Arsenalin.

Kurse, Lampard nga edicioni i ardhshëm mund të ketë në dispozicion një skuadër me Jan Oblak në portë e Timo Werner në sulm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu