Lampard humb “mushkëritë” e mesfushës, Kante pritet të mungojë gjatë

Chelsea do tw duhet ti bwjw llogaritw pa Kante pwr pjeswn tjetwr tw sezonit. Mesfushori ka marrë një goditje në këmbën e majtë kundër Djajve të Kuq, kësisoj ka qenë i detyruar ta lërë fushën e lojës në minutën e 10-të.

Sipas raportimeve mjekësore gërvishtja e pësuar është e shkallës së dytë dhe lojtari mund të mungojë deri në tre javë.

Edhe Frank Lampard është i shqetësuar për francezin i cili lëndohet në një fazë kruciale për ambiciet e skuadrës.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori defanziv do të mungojë në derbin londinez kundër Tottenham, e cila zhvillohet këtë vikend dhe në sfidën e parë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern.

Gjatë këtij sezoni, Kante ka regjistruar 18 paraqitje, prej të cilave ka arritur të shënojë tre gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu