Lapaj: Çdo shqiptar duhet të ketë pasaportë të Shqipërisë

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk e imagjinon se përse nuk ndodh që shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të mos kenë shtetësinë e Shqipërisë. Ai theksoi se në vizionin e tij çdo shqiptar i këtyre trevave mjafton të shpreh vullnetin dhe duhet të merr pasaportën.

ADRIATIK LAPAJ, DREJTUES I LËVIZJES “SHQIPËRIA BËHET”

“Nuk mund të jenë kushtet e marrjes së shtetësisë të shqiptarëve të këtyre trevave me një shtetas nga Pakistani. Po bota i gjurmon nga pas bashkombasit e vet për tu dhënë pasaportat. I gjurmon ku je të ta jap. Ne mos me ua dhënë njerëzve tanë, pse?

Ndërkohë Lapaj tha se për herë të parë ka qenë në Shkup dhe është emocionuar ngase është pritur shumë mirë. Ai tha se ka mësuar shumë gjëra nga shkupjanët të cilat do t’i përdorë në debatin në Tiranë.

ADRIATIK LAPAJ, DREJTUES I LËVIZJES “SHQIPËRIA BËHET”

Besoni do të jem avokat i kësaj pjese të trevave në Tiranë pa patur një interes të drejtpërdrejt sa i takon votës apo elektoratit, ngase unë nuk e kam ndërmend të angazhohem këtu, por vetëm se për të ndjekur parimin që besojë fortë. Shqipëria pa trevat dhe pa kapacitetet njerëzore të trevave nuk do të bëhet kurë një vend i jashtëzakonshëm”.

Lapaj tha se ai nuk ndihet mirë që për 30 vite, Shqipëria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u shpreh, se kjo është detyrim kushtetues që të përkujdeset për shqiptarët e trevave dhe që nuk është përmbushur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu