Laporta e nis me vrull, takohet me agjentin shqiptar të David Alaba

Siç mësohet, Pini Zahavi dhe Fali Ramadani, agjentët e David Alaba, ishin në Barcelonë javën e kaluar dhe u takuan me Joan Laporta, për të diskutuar mundësinë që ai të luajë me Barçën nga sezoni i ardhshëm. Laporta iu kërkoi agjentëve të prisnin, që ai të zgjidhej president, për t’i bërë një propozim zyrtar lojtarit austriak i cili, për shkak të shkathtësisë së tij, do të ishte providencial për skuadrën e Barçës.

Alaba mund të luajë në pozitat e qendrës së majtë, ku Blaugrana-t kanë shfaqur kaq shumë probleme në të kaluarën e afërt; gjithashtu edhe si mbrojtës i majtë, ku mund të “mbulonte shpinën” e Jordi Alba në ato ndeshje më fizike, në të cilat ky i fundit vuan në Europë. Laporta e di se nuk do të jetë e lehtë për të kontraktuar Alaba, sepse ka marrë propozime të fuqishme, të tilla si Real Madridi, ndërsa lojtari kërkon një pagë të lartë.

Megjithatë, ai e di se ka formula për ta bindur austriakun. Me siguri do të ketë lojtarë me një pagë të lartë (Coutinho dhe kush e di, ndoshta Griezmann), që nuk do të vazhdojë te Barça sezonin e ardhshëm, duke i kursyer financat e klubit. Objektivi i presidentit të ri është të joshë agjentët dhe lojtarin, për të cilin ka referencat më të mira në nivel sportiv dhe personal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu