Largimi i Muriqit nga Fenerbahce duket i sigurt, gjiganti turk e zëvendëson me yllin e Parisit

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce duket se do të ndodhë këtë verë. Sulmuesi nga Kosova po ndiqet nga shumë skuadra të njohura evropiane përfshirë Napolin, Lazion e Tottenham Hotspur.

Fenerbahce duket se është pajtuar ta shes Muriqin, por po pret oferta mbi 20 milionë euro.

Mediat turke kanë raportuar se gjiganti nga Stambolli ka kontaktuar me agjentin e Edinson Cavanit, pasi duan ta sjellin uruguaianin në Superligën e Turqisë.

Cavani shihet si pasardhës i Muriqit në Sukru Saracoglu, pasi klubi turk synon ta bind lojtarin me një kontratë të mirë financiare.

Uruguaiani do të largohet në qershor si futbollist i lirë nga PSG dhe mund të vazhdoj karrierën te Fenerbahce nëse klubi turk i ofron pagë mbi shtatë milionë euro në sezon.

Gjithsesi Fenerbahce nuk do ta ketë fare të lehtë angazhimin e lojtarit, pasi gara për të është e madhe.

Roma dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Cavanin, por sulmuesi uruguaian ka oferta edhe nga MLS dhe kampionati argjentinas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu