Largimi i profesoreshës Arjeta Veliu, Supremja nuk jep “vizën” për rigjykim?

“Jozyrtarisht mësohet se kërkesa e drejtoreshës së Shkollës Ekonomike në Tetovë, Ramie Kurtishi, që të ketë ripërsëritje të lëndës është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme. Dokumentet nga Gjykata Supreme kanë arritur në Gjykatën Themelore të Tetovës, por zyrtarisht ende nuk kemi asnjë informatë se çfarë pikërisht thuhet aty. Sipas burimeve, Gjykata Supreme ka vendosur që të zbatohet vendimi i gjykatës Themelore të Tetovës, që do të thotë se Arjeta Veliu duhet të kthehet në punë”.

Ndërkohë Ministria e Arsimit mbanë qëndrim të njëjtë me atë paraprak dhe bën thirrje që të respektohen vendimet gjyqësore dhe rekomandimet e Inspektoratit të Arsimit dhe Avokatit të Popullit, që Arjeta Veliu të kthehet në punë.

Arjeta Veliu u largua nga puna padrejtësisht para 5 vitesh. Që atëherë, pavarësisht vendimeve gjyqësore në favor të saj, e njëjta nuk është kthyer më në punë. Për mosrespektim të vendimeve gjyqësore, shkolla ekonomike dhe drejtoresha janë dënuar me shuma të majme parash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu