Prej kohësh është bërë e ditur që ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, do largohet nga vendi ynë pasi këtë vit i mbaron edhe mandati.
Ndoshta është ende herët për të aluduar se kush mund të vijë në vend të Lu-së, por mund të thuhet me siguri se ku do shkojë Lu pas misionit në Shqipëri.
Shtëpia e Bardhë ka ngarkuar në faqen e saj të internetit informacionin ku sqarohet se Senatit i është dërguar lista me 7 përcaktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.
Kështu në informacionin e dalë nga Shtëpia e Bardhë shkruhet:
Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tashmë do jetë ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit.”
Lu do mbahet mend si ambasadori me ndikimin më të madh në politikë duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Gjithashtu duhet përmendur që deri tani DASH ka bërë ndalim publik për dy zyrtarë shqiptarë, të cilëve iu ndalua hyrja në SHBA dhe është hera e parë që shënohet një precedent i tillë.