Presidentët rus, Vladimir Putin dhe amerikan, Donald Trump nuk do të lejojnë përballje të armatosur mes Rusisë dhe SHBA-së, theksoi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse të ”Ria Novosti”.
“Duke marrë parasysh rreziqet e një përballjeje ushtarake, jam i sigurt 100% se forcat e armatosura amerikane dhe ruse nuk do ta lejojnë këtë dhe sigurisht as presidentët, Vladimir Putin dhe Donald Trump”, theksoi Lavrov.
“Mbi të gjitha janë liderë, të zgjedhur nga populli dhe përgjegjës për paqen”, shtoi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.