Mediat në Kosovë po vazhdojnë të shkruajnë për një marrëveshje LDK-PDK. Sipas tyre, ky koalicion do të formohet javën e ardhshme, ndërsa AAK-në do ta largojnë nga Qeveria.
Gjithashtu mediat raportojnë se, tashmë janë ndarë edhe ministritë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Gazeta “Bota sot”, sot ka tentuar të bisedoj me zyrtarë të LDK-së, por asnjë prej tyre nuk janë prononcuar.
Madje një ministër i LDK-së, ku flitet që ministria që e udhëheq ai, të i takoj PDK-së, tha që nuk ka njohuri. Ai tha se as që po ka kohë të merret me këtë çështje.
Sipas burimeve të mediave brenda LDK-së, së fundi janë përfaruar mundësitë që në koalicionin qeverisës të futet edhe PDK-ja, kjo pasi që së fundi edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi që i kanë hequr vijat e kuqe për këtë parti.
Sipas këtij burimi koalicioni pritet të finalizohet javën e ardhshme.
“Po, së fundi Isa Mustafa dhe Kadri Veseli i kanë shpeshtuar takimet, koalicioni do të ndodhë më së largu në fund të javës së ardhshme. PDK-ja pritet ta marrë postin e Presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë derisa negociatat janë duke vazhduar edhe për Ministrisë e Shëndetësisë”, ka thënë ky burim.
Por, marrëveshja nuk është finalizuar ende, për shkak të disa pakënaqësive në koalicion rreth postit të Presidentit.
Njëri ndër njerëzit më të fuqishëm në PDK, kryetari i Degës së kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku ka paralajmëruar se nëse PDK bëhet pjesë e qeverisë Hoti, ajo do ta marr postin e presidentit ose të kryeministrit.
“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku, duke pranuar se në PDK kanë diskutuar për përfshirje ose jo në qeveri, por end nuk kanë marrë vendim.
E ditë më parë, ishte edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i cili tregoi se i kanë hequr ‘vijat e kuqe’ ndaj PDK-së, të cilat i kishin vendosur para zgjedhje të 6 tetorit. E së LDK po shkon drejt një koalicioni me PDK-në e thotë edhe profesori i njohur, doktor Enver Bytyçi.
“Që ditën kur Isa Mustafa deklaroi se “Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk vija të kuqe me Partinë demokratike”, është ditur se kreu I LDK-së po fliste sipas një skenari, të cilin ia kishte dhënë presidenti Thaçi. Pazari i heqjes së vijave të kuqe është i njohur për ata që e ndjekin skenën politike dhe zhvillimet e saj. Ky Pazar e ka zanafillën te marrëveshja Thaçi-Mustafa e vitit 2014, me të cilën ata kanë ndarë rolin e presidentit. Thaçi, për ta garantuar këtë post, i ka premtuar Isës se pas tij, do të ishte ai pasues i presidentit të sotëm. Kjo është arsyeja pse Isa Mustafa bëri blofin në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike, duke bllokuar kandidimet e të tjerëve dhe duke luajtur rolin “e shpëtimtarit” në minutën e fundit! Duhej të ishte kryetar i LDK-së që të mundësonte bashkë me Thaçin rikthimin e tij në zyrën e presidentit. Por nëse ndodh kjo, Kosova do të ketë një president infantil!”, thotë Bytyçi./BS










