Qeveria e Kosovës nuk po arrin ta procedojë për në kuvend marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, megjithatë paralajmërimet janë që vendi mund të shkon në zgjedhje të reja parlamentare, ku pritet të votohet edhe mocioni i mosbesimit i opozitës për rrëzimin e qeverisë Mustafa njofton lajm24.com .
Sipas burimeve partike brenda LDK-së, kjo parti është duke u bërë gati për zgjedhje të reja lokale poashtu edhe parlamentari, ku sipas të njejtit burim Lidhja Demokratike e Kosovës parashikon që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të bëjë koalicion me “Bllokun Opozitar” duke ia ofruar postin e Kryeministrit Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që LDK rrezikon që në zgjedhje të radhitet si parti e tretë parlamentare.
Nga LDK nuk deshtën të komentojnë këta zëra që Lëvizjes Vetëvendosje iu është ofruar posti i kryeministrit nga kjo parti nuk deshtën të komentojnë pasi sipas tyre janë të përkushtuar për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin, njofton lajm24, por nuk përjashtojnë mundësin për një koaicion të mundshëm me “Bllokun Opozitar”.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Konjufca thotë se kushti i vetëm është që Isa Mustafa të mos kërkojë hise në institucione, derisa nuk do t’i pengonte atyre që të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të LDK-së.