Lejet e vozitjes së Maqedonisë shumë shpejtë do të pranohen edhe në Gjermani

Lejet e vozitjes nga Maqedoni, shumë shpejt do të pranohen edhe në Gjermani, mëson Deutsche Welle, prej kur Qeveria e Maqedonisë po përfundon obligimet e saj për nënshkrimin e marrëveshjes.

Ditëve të fundit të shpërngulurit nga Maqedonia në Gjermani, përmes një peticioni online kërkuan nga Ministria e Komunikacionit në Gjermani pranimin e lejeve për vozitje. Pas gjurmëve të këtyre kërkesave, Detusche Wellw ka hetuar rastin dhe ka zbuluar se problemi nuk është aspak tek Gjermania, por në Maqedoni.

Nga MPJ e Maqedonisë jozyrtarisht për Faktor thonë se, e gjithë procedura me vite ka qenë e bllokuar tek ata. Por, lajmi i mirë është se procesi është zhbllokuar dhe shumë shpejt lejet për vozitje të makinave të Maqedonisë do të njihen edhe në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu