“Lekë me thasë, makina të shtrenjta”, ky është djali i deputetit shqiptar që u kap me kokainë në Angli (FOTO)

Dy ditë më parë një gjykatë britanike dënoi me 44 vite burg katër shqiptar për trafik dhe shpërndarje kokaine. Albeu.com zbuloi dje se një ndër ta ishte djali i deputetit, Mhill Fufi.

Amarildo Fufi është 25-vjeç. Ai u kap me kokainë me vlerë 2 milionë euro në Britaninë e Madhe.

Amarildo dhe grupi i trafikantëve të drogës ku bënte pjesë u dënuan me 44 vite burg disa ditë më parë, ndërsa janë arrestuar në shtator të vitit 2016.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotot e djalit të Fufit, i cili shfaqet duke bërë një jetë luksoze, mes makinave të shtrenjta, parave të pafundme e luksit të shfrenuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu