Lëkundet sërish Greqia: Tërmeti godet në të njëjtin vend që shkaktoi tragjedinë e tetorit

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 rihter lëkundi ishullin Samos në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 12 km në veriperëndim të Samos.

Por më shumë se lëkundja e sotme, e cila ishte e vogël, banorët janë alarmuar pasi vjen vetëm pak muaj pas tërmetit të fuqishëm 6.6 ballë në 30 tetor 2020 me të njëjtën epiqendër, që la 2 viktima në ishullin grek dhe mbi 100 në Izmir të Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu