“Lëmshi” me Ronaldon, a kërceu vërtet 2.47 metra portugezi? (VIDEO)

Edhe pse çështja e titullit kja marrë fund në Seria A, Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë pasi ‘lufton’ për Këpucën e Artë.

Mbrëmjen e djeshme, portugezi arriti në kuotën e 21 golave në kampionat.

Ai realizoi golin e barazimit me Torinon në takimin me Torinon që përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 84-të portugezi realizoi me një “fluturim” brenda zonës.

Në Itali ka plasur diskutimi se sa ka kërcyer Ronaldo në momentin e golit.

Sipas “Sky Tech”, portugezi kërceu plot 2.47 metra për të dërguar topin në rrjetë.

Mirpo, shumë prej fansave nuk mendojnë kështu dhe kjo temë vazhdon të jetë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu