Lënia jashtë e Messit, dëmtimi i Pique dhe Depay: Ronald Koeman i thotë të gjitha

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, doli pak minuta në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Ferencvaros. Holandezi u ndal në shumë tema, ku nuk kishte si të mungonte shpjegimi për lënien jashtë listës sërish të Leo Messit. Ai foli dhe për gjendjen e Gerard Pique si dhe për zërat e merkatos që lidhen me një transferim të mundshëm të Memphis Depay.

DUELI ME FERENCVAROS “Ferencvaros ka lojtarë cilësorë në sulm dhe janë shumë të shpejtë. Mund të befasojnë këdo që nuk është i përqendruar. Ky është një mesazh për lojtarët e mi, që të kenë të njëjtin përqendrim dhe të njëjta energji sikurse kundër Dynamos”.

SITUATA NË GRUP“Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi për në raundin tjetër, diçka që ne e kemi bërë. Por, kur je te Barcelona kërkon gjithmonë të fitosh, mundësisht dhe bindshëm. Ne duam të jemi të parët në grup dhe kemi tre pikë avantazh ndaj Juventusit, kur kemi dhe dy ndeshje për të luajtur”.

PUSHIM TJETËR PËR MESSIN – “Nuk është e zakonshme, por me kalendarin që kemi vendosa që ta lë prapë pushim. Ne tashmë jemi kualifikuar dhe duam t’u japim mundësi lojtarëve të tjerë si dhe kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën në kampionat. Duke filluar nga nesër nuk do ta shikoni më Leon pushim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu