Lëshon pe Melania? Trump filmohet duke dashur t’i kapë dorën, shikoni veprimin e saj (VIDEO)

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump sërish është munduar ta kapë për dore bashkëshorten e tij Melania, por edhe kësaj radhe nuk e ka pasur të lehtë.

Ai jo vetëm që nuk e pati të lehtë, por ky moment sërish nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerave që e filmuan momentin derisa e luste gruan t’ia jep dorën.

Duke lëvizur gishtin e vogël të dorës ai është munduar Melania ta bindë që t’ia jep dorën, megjithatë ajo qëndronte gjakftohtë duke e mbajtur dorën grusht. Sidoqoftë, ai në fund arriti t’ia kapë dorën dhe në mënyrë të fshehtë t’i thotë “faleminderit”.

Por kur çifti Trump dhe Macron u nisën pas fotografimit, Melania sërish ia largoi dorën dhe ecte pas tij dhe çifti Macron.

Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon t’ia kapë dorën bashkëshortit. Muaj më parë ajo ishte kapur nga kamerat duke ia shtyrë dorën Trumpit gjatë një vizite në Izrael.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu