Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në

Deputeti njëherit kandidat i Levicës për Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, ka mohuar zërat për bashkëpunim me BDI-në në komunat shqiptare në të cilat Levica ka nxjerë kandidat për kryetar komune. Në një prononcim për TV Shenja, Mecinoviq ka deklaruar se debati që po zhvillohet aktualisht në këtë fushatë është alarm dhe se nuk duhet qyetarët të përfshihen në këtë. Sipas Mecinoviq, VMRO-ja nuk është ajo e cila vendos se në cilat komuna Levica do të nxjerë kandidat.

“Partitë që janë pjesë e Qeverisë po krijojnë një narativ të tillë, me të cilin po tentojnë të na e mohojnë të drejtën të kandidojmë me kandidatët tonë aty ku ne vlerësojmë se duhet të kandidojmë. As në mënyrë zyrtare po as shoqërore, bashkëpunim me BDI-në nuk kemi dhe prap do ta theksoj se edhe unë kur dola si kandidat për Qytet të Shkupit VMRO-ja doli me qëndrim se kjo vjen si pasojë e marrëveshjes mes BDI-së dhe Levicës për të penguar fitoren e tyre që nga rrethi i parë”, AMAR MECINOVIQ, KANDIDAT I LEVICËS PËR QYTET TË SHKUPIT.

Mecinoviq foli edhe për akuzat se pse si parti nuk kanë nxjerë kandidat në komunat me shumicë maqedonase. Po ashtu theksoi se, në Shkup po edhe në komunat tjera në të cilat garojnë presin rezultate relativisht të mira.

“Shikoni pak faktin se kush na akuzon për atë se ku kemi nxjerë kandidat dhe ku ne nuk kemi nxjerë kandidat. Po na akuzojnë kriminelët e shumicës parlamentare, po na akuzojnë njerëzit që rritën edhe për 7 miliard euro borxhin publik vitin e kaluar. VMRO-DPMNE-ja votat e saj në disa komuna ja dorëzon partnerëve të kolaicionit dhe kjo nuk është diçka e pazakonshme, është zgjidhja e tyre, për këtë personalisht i uroj, shpresoj që votuesit e tyre janë të kënaqur me këtë përzgjedhje”, AMAR MECINOVIQ, KANDIDAT I LEVICËS PËR QYTET TË SHKUPIT.

Ndryshe, partitë në pushtet se fundmi kanë drejtuar akuza në adresë të BDI-së se ka krijuar aleancë të fshehtë me Levicën e Dimitar Apasiev dhe ka kërkuar që kjo e fundit të nxjerë kandidat në Strugë, Tetovë dhe Gostivar për të penguar fitoren e kandidatëve të VLEN nga rrethi i parë./Mevludin Imeri /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu