Lëvizja BESA: Isen Asani të tregoj se si u pasurua brenda dy vitëve më shumë se çdo kryetar komune tjetër

Lëvizja BESA në Tearcë reagoi kundër kryetarit të komunës së Tearcës, Isen Asani.

“Në mënyrë të shpejt dhe mjaftë të çuditshme, kryetari i komunës së Tearcës brenda dy vitëve qenka pasuruar më shumë se çdo kryetar komune tjetër, duke shumëfishuar pasurinë e tij me 60.000 euro dhe duke vazhduar “avazin” e vjetër e kuadrove të BDI-së që po pasurohen në kurriz të qytetarëve. Edhe pse komuna e Tearcës përballet me shumë probleme elementare për jetë, brenga kryesore e kryetarit aktual paska qenë pasurimi i tij e jo zgjidhja e hallëve të qytetarëve”, thekson kjo parti.

Lëvizja BESA – Tearcë pyet publikisht kryetarin e komunës se si është e mundur të pasurohet aq shpejt, sikur të ketë bërë ndonjë inovacion në fushën e teknologjisë informative?

Gjithashtu, Lëvizja BESA – Tearcë i bën apel edhe “Komisionit Antikorrupsion” që të nis hetim ndaj kryetarit aktual dhe të zbardhë të vërtetën e pasurimit të tij për një afat shumë të shkurtër. U bëjmë apel edhe gjitha institucionëve përgjegjëse që të zgjidhin problemin e ujit të pijshëm që sipas analizave uji është ndaluar për pije nga ndotja me fekale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu