Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar zyrtarisht shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit, e cila kryesohet nga lideri i saj, Albin Kurti.
Përmes një komunikate për media, VV thekson se me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojë për ta bërë këtë listë fituese, duke theksuar se përbërja e saj përfaqëson vazhdimësinë e reformave, qeverisjen e përgjegjshme dhe përkushtimin ndaj interesit publik.
“Në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe me besim të plotë në ndryshimin që kemi nisur, synojmë fitoren dhe vazhdimin e mandatit qeverisës”, thuhet në njoftimin e VV-së./INA/











