Lewandowski i pangopur: S’i ndjej vitet, mund të përmirësohem akoma

Robert Lewandowski është prej vitesh një nga sulmuesit më të fortë dhe efikas në planet, edhe pse vëmendjen e marrin gjithmonë emra si Leo Messi, Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimovic. Bomberi polak shkëlqeu me Bayern Munchen në vitin 2020. Me bavarezët fitoi plot 5 trofe, teksa në aspektin personal ia doli të rrëmbente çmimin e “FIFA Best 2020”.

Edhe sezonin e ri e ka nisur me atë që di të bëjë më mirë se çdo gjë, shënimin e golave. Deri tani numëron 26 gola (23 në kampionat dhe 3 në Champions League). Shifra të jashtëzakonshme duke llogaritur që ndodhemi akoma në janar, por 32-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet, diçka që e konfirmon për kanalin zyrtar të Bayernit.

Çdo vit dëgjoj njerëzit të thonë që jam Lewandowski më i mirë i gjithë karrierës. Mosha nuk ka rëndësi, pasi e di që mund të përmirësohem dhe të luaj edhe më mirë. Ndihem shumë mirë, nuk e ndjej aspak peshën e viteve që kam mbi supe. Çdo sezon tentoj të jem edhe më mirë se në të kaluarin“, deklaroi Lewandowski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu