Nuk ka më dilema, Lewis Hamilton do të vijojë të jetë piloti i Mercedez në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës ka arritur akordin e rinovimit të kontratës me skuderinë gjermane. 36-vjeçari anglez ka zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit me Mercedes. Hamilton do të nisë sezonin e nëntë me këtë skuderi, me objektivin për të fituar titullin e tetë personal, diçka që nuk e ka arritur asnjë pilot.
“Unë po pres me padurim të filloj sezonin tim të nëntë me shokët e mi të ekipit Mercedes. Ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme së bashku dhe shpresojmë të vijojmë me fitore duke vazhduar të rritemi, si brenda dhe jashtë pistave.”
“I jam mirënjohës skuderisë për mbështetjen. Ndihem krenar për rinovimin. Jam shumë i motivuar dhe mezi po pres marsin për t’u rikthyer sërish në pistë“, deklaroi kampioni i madh i Formula 1 pas publikimit të lajmit zyrtar të rinovimit.









