Ligji i gjuhëve ende nuk është dërguar në Komisionin e Venecias (VIDEO)

Amulli në opinion sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për ligjin e njejtë, partnerët e koalicioni BDI-LSDM flasin ndryshe. Derisa LSDM-ja kërkon që nga Komisioni Venedikut të kërkohet mendim për ligjin dhe dispozitat për baknotat dhe uniformat ushtarake, BDI-ja tenton që ekspertët e Venedikut të japin mendim vetëm për dispozitat të cilat nuk janë pjesë e ligjit.

Për të njejtat dispozita dy ditë pas miratimit të propozimit nga ana e Qeverisë, Osmani kishte deklaruar se të njejtat veçse janë dërguar në Komisionin e Venedikut.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte planifikuar që paralelisht me procedurën në Kuvend të dërgohej edhe në Komisionin e Venedikut për mendim. Përpos procesverbaleve të Qeverisë, këtë e kishte deklaruar për Alsat edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij shqyrtimi paralel do të bëhej me qëllim që mendimi nga Venecia të vinte para miratimit të ligjit.

Por pavarësisht marrëveshjes për të cilën pretendonte Osmani, procesverbali i organit ekzekutiv dëshmon se në mbledhje është vendosur që mendimi për Ligjin dhe dispozitat të cilat nuk janë përfshirë në të, në Komisionin e Venedikut të dërgohen pas miratimit të ligjit në Kuvend. Madje një ditë pas votit të tretë në Kuvend më 15 mars 2018, zëdhënësja e Komisionit Evropian kishte uruar sjelljen e ligjit duke kujtuar se Komisioni pret që ligji të dërgohet në Venedik për mendim. Të njejtën gjë e kishte deklaruar edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, duke i kujtuar Qeverisë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk paraqet prioritet dhe se organi ekzekutiv duhet përkushtuar në zbatimin e reformave. Javën e ardhshme pritet që ministria e Drejtësisë në përputhje me vendimin e Qeverisë, ligjin dhe dispozitat e pa përfshira, përmes ministrisë së Jashte t’i dërgojë për mendim në Komisionin e Venedikut.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu