Lika nuk dorëzohet, paralajmëron “vërsulje” në vitin 2019?!

Edhe pse ka mbetur pa poste brenda partisë, kurse ka shumë paralajmërime që do të humbë edhe postin në qeveri, zv/kryeministri Hazbi Lika nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë tendencave për margjinalizim të plotë të tij në BDI.

Lika do të shfrytëzojë autoritetin që gëzon te strukturat e partisë dhe do të bëjë tentim jo vetëm për të ruajtur, por edhe për të forcuar pozicionet e veta gjatë vitit 2019, shkruan Gazeta Lajm.

Një paralajmërim të tillë indirect ka bë edhe vetë Lika, në urimin e fundvitit, ku përdorë termin “vërsulje” gjatë vitit 2019.

“Në vigjilje të festave të fundvitit, krenohemi me reformat shtetkonsoliduese me të cilat u përball shteti gjatë këtij viti, duke qenë tërërisht të përgatitur dhe përgjegjës t’i vërsulemi sfidave që 2019 do të sjellë”, ka shkruar mes tjerash Lika në urimin e fundvitit.

Meqë ky term nuk është karakteristik për urime protokollare, pa marrë parasysh kontekstin në të cilin është përdorur, njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se në këtë mënyrë Lika paralajmëron “luftë më agresive” brenda partisë gjatë vitit 2019./Lajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu